Ivanka Trump ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së papritur të nënës së saj përmes një postimi në Instagram.
”Jam e shkatërruar nga vdekja e nënës sime. Ishte brilante, pasionante dhe e jashtëzakonshme. Ajo ishte model i forcës, këmbënguljes dhe vendosmërisë në çdo veprim që ndërmerrte. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos humbur asnjë rast duke qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimi i saj do të hetë i gjallë në zemrat tona”, tha ajo.
Ishte vetë Donald Trump që njoftoi një natë më parë se ish-bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.
“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë se Ivana ndërroi jetë në shtëpinë në saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një mesazh në platformen e mediave sociale Truth Social.
Gruaja e parë e ish-presidentit të SHBA-së, Ivana Trump ndërroi jetë nga një atak kardiak.
Ish-modelja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Upper East Side të Nju Jorkut.
Trump, që ka tre fëmijë me të, Donald Jr, Eric dhe Ivankën, ndërsa e përshkruante Ivanën si grua të bukur e të mahnitshme.
Ivana Trump ka lindur në Republikën Çeke dhe u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë, në vitin 1992.
Top Channel