Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier.
Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha. Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse.
Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë.
Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Zia Hyka, shefi i sektorit të ndërhyrjeve operacionale është shprehur se gatishmëria është maksimale.
“Zjarri ka ardhur por e kaluam rrezikun”, tha banorja.
“Rrezikohen shtëpitë, ndërhynë zjarrfikëset, bravo u qoftë janë heronj për mua”, tha banori.
Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetëra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll.
Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.
Top Channel