Në mesin e rritjes së rasteve në mbarë Bashkimin Europian, agjencitë e shëndetësisë së BE-së rekomanduan që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të rrezikuara.

Kjo është mënyra sesi në mbrojmë veten dhe qytetarët tanë më të cënueshëm, deklaroi komisionarja europiane për Shëndetësinë dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides.

“Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjnë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”.

Dozat  e dyta shtesë rekomandohet të administrohen të paktën 4 muaj pas të parës. Deklaratat e Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencisë Europiane për Ilacet erdhën pasi të dy këto organizma këshilluan në muajin prill që për personat mbi 80 vjeç të konsiderohej dhënia e dozës së dytë përforcuese.

“Teksa vala e re aktualisht po përhapet në Evropë dhe po shoqërohet me rritjen e hospitalizimeve dhe shtrimeve në njësitë e kujdesit shëndetësor, është kritike që autoritetet e shëndetit publik tani të konsiderojnë që qytetarët ndërmjet 60 dhe 79 vjeç, por edhe ata më të ndjeshëm, të marrin dhe një dozë shtesë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas ekspertëve, vala e re e pandemisë po nxitet nga mutacioni shumë i transmetueshëm BA.5 i variantit Omicion të koronavirusit. Por ndërkohë, shqetësim po ngjall dhe një tjetër mutacion i Omicronit, BA2.75, i cili u shfaq fillimisht në Indi, por tani po përhapet edhe në vende të tjera, dhe mendohet se mundë të shmangë mbrojtjen imunitare që trupi ka krijuar nga vaksinat apo infektimet e mëparshme.

Top Channel