Kur flitet për futboll, pa dyshimin më të vogël Milan është në listën e më të mëdhenjve që ka njohur bota.
“Djalli” është një nga klubet italianë më të njohur në botë dhe kjo prej sukseseve të mëdha që kanë arritur në arenën ndërkombëtare “kuqezinjtë.
SuperSport shkruan se suksesi i “Djallit” është ndërtuar jo vetëm mbi nënshkrimet e bujshme, por edhe nga akademia që ka nxjerrë disa nga emrat më të mëdhenj, duke përfshirë Franco Baresi dhe Paolo Maldini.
Franco Baresi
Një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Franco Baresi ishte një emër legjendar në futbollin evropian në vitet ’80 dhe ’90. Baresi i dha frymë Milanit gjatë gjithë karrierës së tij. Interesante, megjithatë, ai iu bashkua “kuqezinjve” vetëm pasi u refuzua nga rivalët e qytetit Inter. Baresi u bashkua me klubin “kuqezi” kur ishte vetëm një 12-vjeçar, në 1972, dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 17-vjeçare. Ai vazhdoi të luajë për Milanin për 20 vjet, duke bërë 719 paraqitje në të gjitha garat. Mbrojtësi e ndihmoi Milanin të fitonte gjashtë tituj të Serisë A, dy tituj të Serisë B dhe tre Kupa Evropiane. Për nder të Baresi-t “Djalli” ka hequr edhe numrin 6.
Paolo Maldini
Legjendat nuk janë më të mëdha se Paolo Maldini. Ai ishte guri i themelit të skuadrave të Milanit dhe Italisë, duke i udhëhequr ata me guxim dhe aftësi. Me pseudonimin “Il Capitano” (Kapiteni), është e lehtë të kuptosh pse ai zgjodhi të ishte gjithë jetës te Milani, duke përfaqësuar klubin për 25 vitet e karrierës së tij si futbollist.
Ai bëri 902 paraqitje për Milanin, një rekord klubi dhe gjithashtu ka realizuar 126 paraqitje për Italinë. Shpesh i konsideruar si mbrojtësi i majtë më i madh që ka parë ndonjëherë bota e futbollit, Maldini, ai ndihmoi Milanin të fitonte shtatë tituj të Serie A dhe pesë Kupa Evropiane dhe në nder të tij “Djalli” ka hequr numrin 3.
Demetrio Albertini
Pasi u rrit në akademinë e Milan, Demetrio Albertini bëri debutimin e tij për ekipin e parë në moshën 17-vjeçare gjatë sezonit 1988-89.
Ai kaloi 14 vjet në “San Siro” dhe pati sukses të madh, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë të kohës së tij.
Albertini e ndihmoi Milanin të fitonte pesë tituj të Serie A dhe tre trofe të Champions League, përpara se të transferohej te Atletico Madrid, Lazio, Atalanta dhe Barcelona. Albertini ishte gjithashtu një lojtar i rregullt në Itali, duke bërë 79 paraqitje për vendin e tij gjatë një karriere të admirueshme.
Gianluigi Donnarumma
Donnarumma është padyshim talenti më i mirë që ka dalë nga akademia e Milanit në vitet e fundit. Portieri iu bashkua klubit në vitin 2013 dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm u dallua menjëherë.
Në të vërtetë, Donnarumma bëri debutimin e tij në ekipin kryesor në moshën 16-vjeçare në vitin 2015. Duke e bërë këtë, ai u bë portieri i dytë më i ri që nisi një ndeshje në historinë e futbollit italian. Në moshën 17-vjeçare, Donnarumma u bë gjithashtu portieri më i ri që ka luajtur ndonjëherë për kombëtaren italiane. Donnarumma kaloi gjashtë vjet në ekipin e parë të Milanit dhe u largua në vitin 2021 për t’iu bashkuar PSG-së pasi i skadoi kontrata.
Deri atëherë, ai e kishte vendosur veten në mesin e portierëve më të mirë në botë, pasi luajti rol kyç në triumfin e Italisë në Euro 2020, ku u shpall edhe Lojtari i Turneut.
Pierre-Emerick Aubameyang
Aubameyang është një tjetër nga emrat e mëdhenj të dalë së fundmi nga akademia e Milan, por që nuk luajti kurrë për ekipin kryesor të “Djallit”.
Megjithatë, sulmuesi është një nga sulmuesit më të mëdhenj të momentit. Aubameyang iu bashkua ekipit të të rinjve të Milan-it në vitin 2007, por pas huazimeve në Dijon, Lille dhe Monaco, ai u shit te Saint-Etienne në 2011.
Ai u një yll në Ligue 1, për t’u transferuar më pas në Bundesliga te Borussia Dortmund në 2013-ën. Më pas ai u transferua te Arsenali në vitin 2018 dhe përfundoi duke fituar Këpucën e Artë të Premier League në sezonin 2018-19. Aktualisht luan për Barcelonën.
Pjesë e listës së lojtarëve më të mëdhenj të dalë nga akademia e “Djallit” janë edhe:
Sandro Salvadore
Francesco Toldo
Alberico Evani
Alessandro Costacurta
Gianluca Pessotto
Massimo Oddo
Ignazio Abate
Aldo Maldera
Manuel Locatelli
Davide Calabria
Top Channel