Julian Nagelsmann nuk dorëzohet! Deklarata e fortë pas Botërorit: “Dua të vazhdoj deri në 2028-n, por këtë nuk e vendos unë!” 30/06 03:02
Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin në Arenën Kombëtare, në ora 19:00.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.
Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.
Top Channel