Reperja e njohur Cardi B ende ndihet e traumatizuar kur kujton se një nga ish të dashurit e saj i ka vjedhur 20,000 dollarë nga paratë që fitonte si striptiste.
Cardi u shpreh në podcastin “Lip Service” se: Kur isha 20 vjeçe… e thosha kaq shumë: ‘Unë jam 20 vjeçe dhe kam 20,000 dollarë.’ Dhe kjo më bënte të habitesha sepse punova shumë për t’i fituar. Unë shkunda b*thën time shumë fort për ato para.
Cardi kujton se një ditë numëroi paratë dhe kuptoi se kishin mbetur vetëm 1000 dollarë.
Ai më mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën. Unë po çmendesha dhe më pas ai tha: “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni duke marrë drogë për të shitur”.
Reperja e “Bodak Yellow” tha se ka mbetur e traumatizuar nga ngjarja. Ajo shtoi gjithashtu se kjo e bëri të vendoste të mos dilte më me djem të varfër. Kur Yee e pyeti nëse ajo i mori ndonjëherë paratë, Cardi u përgjigj:
Ai më ktheu rreth 4000 dollarë.
Pas komenteve të shumta që së fundmi kanë filluar që të qarkullojnë në rrjet për familjen e saj, Cardi B më në fund ka vendosur që të reagojë. Reperja e e njohur e hitit “Bodak Yellow”, iu drejtua një përdoruesi të Twitter-it, i cili i tha të hiqte nga aplikacioni dhe t’u kushtonte vëmendje fëmijëve të saj, duke thënë se vajza e saj, Kulture, e cila mbush 4 vjeç në korrik, është me autizëm. Cardi i dha një përgjigje përdoruesit të Twitter, duke shkruar se: Vime nuk është autike./ Top Albania Radio
Top Channel