Makineria e larjes së filmave mori flakë, dëme të shumta materiale në imazherinë e spitalit të Fierit

06/07/2022 11:15

Zjarri që përfshiu sot spitalin rajonal të Fierit dyshohet se ka nisur në laboratorin e imazherisë.

Sipas imazheristi Aristotel Kusta një shkëndijë elektrike në laboratorin e imazherisë ka qenë shkak i flakëve.

“Ajo që ka marrë flakë është makineria e larjes së filmave. Bëri masë dhe shkaktoi flakë. Aty ka filluar flaka dhe më pas ka marrë gjithë laboratori. Atje kishte dollapë, rafte të larjes së filmave, kanë dalë jashtë përdorimit të gjitha”.

Në atë moment, në laboratorë nuk ka pasur njerëz, por flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Tymi dhe flakët kanë shkaktuar panik te pacientët që ndodheshin në ambientet e spitalit. Policët u kanë dhënë ndihmën e parë pacientëve, ndërkohë që zjarrfikësit shuan zjarrin.

Top Channel