Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shton vëmendjen më shumë drejt zonave turistike sidomos gjatë sezonit veror në bregdetin e Talës dhe të Shëngjinit.
Drejtori i AKU Lezhë Besmir Frroku thotë se janë shtuar kontrollet këtë fillim sezoni ku janë marrë masa disiplinore ndaj disa bizneseve, dhe bllokimin e një aktiviteti.
Ndërsa sa i takon ushqimeve që tregtohen nga shitës ambulantë përgjatë rrugës apo vijës bregdetare, thotë se do të kenë bashkëpunimin me bashkine siç ka ndodhur dhe vitet e shkuara, për të siguruar shëndetin e konsumatorit.
Frroku këshillon që të kontrollojnë etiketat para se të blejnë produktin dhe fton konsumatorët të denoncojnë çdo rast që shohin abuzime me produktet ushqimore, duke ruajtur privatësinë e tyre.
Top Channel