Boris Johnon i mbijetoi një mocioni mos besimi të parlamenti britanik pak javë më parë, por tani një tjetër sfidë e pret, pasi dy nga ministrat e tij kryesorë dhanë dorëheqjen të martën, duke shkundur tërë qeverinë e tij.

Rishi Sunak, ministri i Financave tha se nuk mund të punonte me me një qeveri të zhytur në skandal, ndërsa Sajid Javid, ministri i Shëndetësisë tha se kryeministri ka humbur besimin e tij. Të dy e njoftuan vendimin e dorëheqjes njëri pas tjetrit, në një distancë kohore prej 10 minutash.

E sikur të mos mjaftonte kjo edhe 4 zyrtarë të tjerë dhanë dorëheqjen pas tyre,  Saqib Bhati, Jonathan Gulis, Nikola Ricards, asistente ministrash në parlamentin britanik, dhe i 4 zëvendës kryetari i partisë konservatori Bim Afolami, zgjodhi ta njoftojë dorëheqjen live.

Vendimi erdhi pak pasi Boris Johnosn pranoi se ishte gabim emërimi në një post qeveritar i deputeti Chris Pincher, zv kreyatr i grupit parlamentar. Pincher molla e sherrit, dhe strumbullari i të gjithë kaosit, u pezullua si deputet i konservatorëve javën e kaluar për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale. Kryeministri britanik tha në një intervistë për BBC, se “Dua të bëj absolutisht të qartë se nuk ka vend në këtë qeveri për këdo që është grabitqar apo që abuzon me pozitën e tij”.

Por kjo deklaratë e Johnson shërbeu vetëm si katalizator për të sjellë  tërmetin mes radhëve të qeverisë, nata pritet të jetë e gjatë në Britani, ku raportohet se edhe më shumë do të japin dorëheqjen, megjithëse edhe Johnson duket se nuk po rri duarkryq, ai nxitoi të emëronte Steve Barclay si ministrin e ri të shëndetësisë, ndërsa nuk do të vonojë edhe një emër i ri për të zëvendësuar Rishi Sunak në ministrinë e Financave.

Deputeti konservator Andrew Bridgen i ka thënë BBC-së se kryeministri “duhet të bëjë atë që duhet të kishte bërë disa kohë më parë ,  të jepte dorëheqjen”.

“Nëse ai nuk e bën këtë, partia do të duhet ta detyrojë të largohet”, tha ai.

Megjithëse skenarët më të mundshëm nëse Johnson nuk jep dorëheqjen janë ose mbajtja e mocioni tjetër votëbesimi në parlament, ose thirrja për zgjedhje të parakohshme, të përgjithshme,.

 

 

 

 

 

 

Top Channel