Tjetër goditje e madhe nga Interi, PSG bind lojtarin e kombëtares

02/07/2022 18:47

Milan Skriniar është afër largimit nga Interi. PSG e ka piketuar si përforcimin perfekt për mbrojtjen dhe së shpejti do të paraqesë një ofertë tjetër në zyrat e klubit italian.

Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë gjetur marrëveshjen me mbrojtësin sllovak, i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë 7.5 – 8 milionë euro në sezon.

Interi nuk kërkon lojtarë të tjerë të përfshirë në këtë operacion. Mediet italiane raportojnë se PSG do të ofrojë rreth 70 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, ofertë që drejtuesit zikaltër nuk mund ta refuzojnë.

Nga ana tjetër, nënkampionët e Italisë kanë bindur Nikola Milenkovic (Fiorentina) dhe Bremer (Torino) për t’u transferuar nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Tani duhen arritur akordet me dy klubet italiane, diçka që do lehtësohet pas marrjes së milionave nga shitja e Skriniar te PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA