Zyrtarisht në sezonin e kajsive, por konsumojini me karar nëse vuani nga këto probleme!

29/06/2022 21:20

Kajsitë janë një frut i mrekullueshëm i ngjashëm me pjeshkat. Ato përmbajnë një sasi të madhe antioksidantësh që janë kyç për forcimin e imunitetit dhe reduktimin e stresit oksidativ, e gjithë kjo ndikon në aftësinë më të lartë të trupit për t’u mbrojtur më mirë nga infeksionet, inflamacionet, por edhe nga sëmundjet më të rënda.

Janë jashtëzakonisht ushqyese dhe përveçse përmirësojnë tretjen, janë shumë të dobishme për sytë. Ato përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve dhe në të njëjtën kohë, kanë jashtëzakonisht pak kalori.

Kajsitë përmbajnë shumë pak kalori, karbohidrate, proteina, shumë pak yndyrë, kalium, pak fibra, por edhe vitamina A, C dhe E. Përveç kësaj, përmbajnë beta karoten, luteinë dhe zeaksantinë, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë stresin oksidativ. Gjithashtu, nuk është e papërfillshme sasia e fibrave tek kajsitë, të cilat kanë një efekt të dobishëm në zorrët dhe në të gjithë sistemin tretës. Më së miri është t’i hamë të plota dhe të pa qëruara, por paraprakisht duhet të lahen mirë.

Por kujdes, kajsitë nuk duhet të konsumohen nga të gjithë. Kajsitë janë të pasura me kalium, një mineral që shërben edhe si elektrolit.  Një analizë e 33 studimeve zbuloi se një dietë e pasur me kalium ul ndjeshëm presionin e gjakut dhe rezultoi në një rrezik 24% më të ulët të goditjes në tru. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se personat që kanë probleme kardiovaskulare ose veshkash nuk duhet të hanë shumë nga ky frut dhe do të ishte mirë që t’i shmangnin plotësisht. Sidomos nëse janë në terapi të rregullt.

Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet. Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin. Por nuk është kështu. Gjendja mund të agravojë nëse nuk trajtohet me kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA