Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Rusinë “terroriste krejtësisht të çmendur” në lidhje me sulmin ajror në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore.
Teksa fliste ditën e sotme Zelensky tha: “Këto nuk janë sulme me raketa jashtë objektivit në kopshte, shkolla, qendra tregtare, ndërtesa banimi, këto janë sulme të llogaritura të pushtuesve. Rusia duhet të njihet si një sponsor shtetëror i terrorizmit. Bota mundet dhe duhet të ndalojë terrorin rus”.
Sulmi në qendrën tregtare të hënën, i cili vrau të paktën 18 njerëz, me dhjetëra ende të zhdukur, është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Udhëheqësit në Samitin e G7 në Gjermani e quajtën sulmin “të neveritshëm” dhe “një krim lufte”.
Bashkimi Evropian e quajti sulmin një “akt të urryer”, duke shtuar në një deklaratë: “Granatimet e vazhdueshme të civilëve dhe objekteve civile janë qortuese dhe krejtësisht të papranueshme dhe përbëjnë krim lufte”.
Duke iu përgjigjur sulmit, Moska tha se goditi një fabrikë armësh dhe municionesh të prodhuara nga perëndimi në fqinjësi të asaj që e quajti një qendër tregtare “jofunksionale”.
Top Channel