550 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, shifra më e larta e regjistruar në dy muajt e fundit.

Një 81-vjeçar nga Tirana ka humbur betejën me Covid 19, ndërkohë që në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 19 pacientë

Nga 1537 testime të kryera gjithsej,  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 340 qytetarë në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnjë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 210 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (28 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 550
Të shëruar në 24 orë 210
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1537

Testime totale 1,846,098
Raste pozitive 279,717
Raste të shëruara 274,054
Raste Aktive 2,164
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602
Vlorë 126
Fier 113
Durrës 86
Gjirokastër 67
Lezhë 49
Shkodër 46
Elbasan 36
Korçë 17
Berat 14
Dibër 6
Kukës 2

Top Channel