Bie në greminë një punonjës i Ujësjellësit të Himarës në malin e Çikës, dërgohet me helikopter në Tiranë
28/06/2022 13:30
Disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, shkuan në malin e Çikës, ku njëri prej tyre, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
I lënduari është 55-vjeçari Arjan Agalliu, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Forcat e zjarrfikëseve te Himarës dhe helikopteri i kanë ardhur në ndihmë 55 vjeçarit, i cili ishte duke punuar në zonën e malit të Çikës tek burimet e ujit .
Ndërkohë helikopteri do ta transportojë drejt Tiranës për kurim më të specializuar.
Top Channel