Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Një detaj prekës që ka dalë në dritë pas aksidentit është historia personale e njërit prej viktimave, Gabriel Lluca.
Në moshën 8-vjeç, ai i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin ku ndodhet edhe shtëpia e familjes Lluca, kur një automjet i kishte kaluar sipër trupit duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.
Asokohe, historia e tij kishte prekur zemrat e shumë njerëzve për fatin e madh, pas mbijetesës së tij të mrekullueshme. Por fati nuk e kurseu këtë të diel fund gushti. 12 vite më vonë, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën që lamë pas nga një aksident tragjik në qytetin e tij duke lënë pas një dramë e boshllëk të madh në familje dhe në mesin e bashkëmoshatarëve si një djalë energjik, i dashur dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, ndërsa babai i tij Agroni ndërroi jetë tri vite më parë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e mjetit dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.
Top Channel