Muaji maj i këtij viti ka pësuar rritje të lartë të numrit të vizitorëve që hyjnë në Shqipëri, vendas dhe të huaj.

Sipas të dhënave të publikuar sot nga INSTAT, në muajin maj kanë hyrë në territorin shqiptar rreht 1 mln persona, të huaj dhe shqiptarë.

INSTAT vlerëson se krahasuar me muajin maj 2021, ky tregues rezulton me një rritje 77,5 %. Në maj 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.430. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër është rritur me 83,9 % .

Gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021

Po ashtu, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022, janë 1.121.298 duke shënuar një rritje me 72.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel