Gjyqi me Amber Heard i solli fat, shifra marramendëse për rikthimin e Johnny Deep në rolin e Kapiten Jack

27/06/2022 13:34

Pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, aktori Johnny Deep mori një shifër të majme si dëmshpërblim.

Pas kësaj gjërat duken akoma më të thjeshta për aktorin, pasi thuhet se po i ofrohet një shumë marramendëse parash për t’u rikthyer në rolin e Kapiten Jack Sparrow tek filmi Piratët e Karaibeve.

Largimi i tij nga filmi ka qenë shpesh një pikë debati, pasi fansat e Depp janë shprehur se pretendimet e Amber Heard për ushtrimin e dhunës ishin të pavërteta.

Mesa duket, fansat e aktorit mund të kenë arritur më në fund dëshirën e tyre pasi një raport i ri pretendon se yllit i është ofruar një marrëveshje krejt e re nga Disney, me vlerë 300 milionë dollarë.

Burime për mediat ndërkombëtare thonë se Disney është “shumë i interesuar të rregullojë marrëdhënien e saj me Johnny Depp”.

“Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma të tjerë të Pirateve të Karaibeve“, thanë burimet.

Tani pritet që vetë aktori të konfirmojë zërat dhe të rikthehet sërish në personazhin më të dashur për ndjekësit, siç është  Kapiten Jack.

 

Top Channel