Kreu i Kishës Ortodokse ruse, i cili është sanksionuar për mbështetjen e tij ndaj luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, është rrëzuar gjatë një shërbese fetare.
Videoja e cila qarkulloi fillimisht në Twitter tregon se si Patriarku Kirill ishte duke shenjtëruar një kishë në qytetin e Novorossiysk pranë Detit të Zi kur rrëshqiti në dyshemenë e mermerit.
Newsweek shkruan se Patriarku u përpoq të qeshte pas rënies, ndërsa e quajti veten viktimë e një sipërfaqeje të rrëshqitshme.
“Fakti që rashë sot nuk do të thotë asgjë. Vetëm dyshemeja është e mrekullueshme, mund ta shikoni veten në të, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Kur uji derdhet mbi të, edhe nëse është i shenjtë, atëherë ligjet e fizikës hyjnë në lojë”, tha ai para besimtarëve.
Kreu i Kishës Ortodokse në Rusi është përballuar muajt e fundit me sanksione për shkak të mbështetjes që i ka dhënë vendit të tij në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
Qëndrimi i tij ka shkaktuar një ndarje në besimin ortodoks në mbarë botën, me udhëheqjen e tij. Pavarësisht këtij qëndrimi ai është dënuar nga Komiteti Ortodoks i Çështjeve Publike me qendër në SHBA, duke e përshkruar mbështetjen e tij për luftën si “mizore dhe të pajustifikuar”.
Head of the Russian Orthodox Church Patriarch Kirill took a tumble this morning while consecrating a church in the Black Sea city of Novorossiysk pic.twitter.com/KL78NVRpos
— Francis Scarr (@francis_scarr) June 25, 2022
Top Channel