Vitamina C është një nga ushqyesit më efikas dhe më të mirë për organizmin.

Vlerat e kësaj vitamine janë të larmishme, por prania e saj është e domosdoshme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org 7 shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

Vitamina C dhe stresi:

Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët:

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar:

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi:

Anemia prek me qindra shqiptarë.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Lëkurë problematike:

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që luan rol në sintetizimin e kolagjenit.

Vitamina C parandalon dëmet e shkaktuara në lëkurë nga rrezet ultravjollcë.

Në mungesë të saj, lëkura do të humbë shkëlqimin, elasticitetin, pigmentin dhe do të shfaqen rrudhat.

Probleme me sytë:

Vitamina C është e domosdoshme për sytë.

Në mungesë të saj do të keni një shikim të dobët dhe probleme të vazhdueshme me sytë.

Tharje të flokut dhe probleme me thonjtë:

Vitamina C është e dobishme për flokët dhe thonjtë.

Në mungesë të saj, flokët do të përthahen dhe do të bien shpejt ndërsa thonjtë do të çahen më shpejt.

Gjakderdhje nga hundët:

Mbi 90% e gjakderdhjes nga hundët vjen nga kapilarët e hundës.

Mungesa e vitaminës C i bën kapilarët më të brishtë dhe rrjedhimisht gjakderdhja është më e shpeshtë.

Shtim në peshë:

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

Vitamina C- burimet kryesore ushqimore:

Për fat të mirë, vitamina C gjendet në shumë burime ushqimore.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ju mund të merrni vitaminën C tek agrumet, përfshirë portokallet, limonët e verdhë dhe jeshil dhe qitro.

Shumë njerëz zgjedhin të marrin vitaminën C nëpërmjet lëngjeve, kryesisht të portokallit dhe qitros.

Vitaminën C mund ta gjeni edhe tek specat, spinaqi, domatja, banania, molla dhe pjeshka.

Perimet dhe frutat më të pasura me vitaminë C:

Vitamina C duhet marrë çdo ditë.

Burrat kanë nevojë për minimalisht 90 mg në ditë ndërsa gratë 75 mg.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Ju mund të merrni edhe suplementë, por këto të fundit nuk duhen përdorur kurrësesi si zëvendësues të burimeve ushqimore të saj.

Duhanpirësit, ata që pijnë alkol, vuajnë nga diabeti, të moshuarit, gratë shtatzënë dhe njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike kanë nevojë për më shumë vitaminë deri në 500 miligramë në ditë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA