Një video spektakolare po qarkullon në rrjet ku një raketë mbrojtjes ajrore ruse në rajonin e Luhansk  u kthye 180 gradë në ajër për t’u përplasur pothuajse në vendin ku u lëshua.

Videoja u filmua në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë qytetit Alchevsk, rreth 88 kilometra në jug të Severodonetsk, ku luftimet më të ashpra kanë qenë aktive së fundmi.

Raportet tregojnë se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore – ndoshta një S300 – operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.

Shkaku i mosfunksionimit mbetet i paqartë, por mendohet se mund të jetë për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur raportime për viktima në lidhje me këtë aksident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA