Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të infektuarve me Covid 19 në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 293 qytetarë, pas 1080 testimeve.

Shpërndarja gjeografike e të infektuarve vijon me 172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.

Deri më tani janë 1,387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 dhe janë shëruar 149 qytetarë, duke e çuar numrin në 273,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika 24 Qershor 2022:

Raste të reja ditore 293

Të shëruar 149

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1080

 

Testime totale 1,842,347

Raste pozitive 278,504

Raste të shëruara 273,620

Raste Aktive 1,387

Humbje jete 3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,010

Fier 105

Vlorë 77

Durrës 42

Lezhë 40

Gjirokastër 30

Shkodër 23

Elbasan 20

Korçë 18

Berat 12

Dibër 7

Kukës 3

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA