Amnistia fiskale! Mund të deklarohen prona dhe para deri në dy milionë euro

24/06/2022 19:38

Pasi qëndroi për 2 vite në sirtarët e Kuvendit, qeveria ka sjellë sërish për diskutim projektligjin për amnistinë fiskale që ka ndezur debatin publik që prej lançimit të saj. Drafti vjen me disa ndryshime duke zgjeruar përfshirjen te çdo shtetas shqiptar, që jeton brenda ose  jashtë vendit. Jashtë mbeten vetëm funksionarë dhe zyrtarët e lartë.

Por, veç tyre nga amnistia do të përfitojnë edhe bizneset që kanë bërë evazion duke fshehur të ardhurat pasi do të falen dhe do t’u jepet mundësia e deklarimit të pasqyrave reale financiare duke mos ngarkuar me përgjegjësi audituesit dhe kontabilistët për diferencat në bilancet e bizneseve.

Përfitues të tjerë do të jenë edhe shtetasit e huaj pavarësisht shtetësisë së tyre që janë rezidentë tatimore në Shqipëri.

Projektligji i ri vendos një kufi maksimal për deklarimin vullnetar deri në vlerën 2 milionë euro, për legalizimin e pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, të holla, apo pasuri të tjera të padeklaruara.

Përmes kësaj amnistie fiskale dhe penale, qeveria iu kufizon deklaruesve vullnetar mundësinë për të transferuar jashtë vendit paratë e deklaruara për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i deklarimit. Po ashtu ata nuk mund t’i tërheqin këto para deri në përfundimin e afatit ligjor të zbatimit të ligjit.

Por, në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Për deklarimet vullnetare të shumave në para, në pasurit të luajtshme apo të paluajtshme që bëhen në 4 muajt e parë nga hyrja në fuq e ligjit norma e tatimit është 7%, kurse pas kësaj periudhe 10% e shumës totale të deklaruar.

Nëse subjektet vendosin ti investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Për zbatimin e kësaj amnistie fiskale dhe penale, pra që iu fal deklaruesve vullnetar gjobat, penalitetet apo kamatëvonesat për pasuritë e tyren si dhe i përjashton nga ndjekja penale , do të ngrihet një strukturë e posaçme në varësi të Tatimeve.

Kjo njësi speciale do të bëjë grumbullimin e informacioneve duke bashkëpunuar me bankat, kadastrën, drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave, si dhe institucione të tjera.

Amnistia parashikohet të zbatohet për një periudhë 9-mujore nga hyrja në fuqi e ligjit, ndryshe nga drafti fillestar i Financave që ishte për një periudhë 1-vjeccare.

Organizmat ndërkombëtar e kanë kritikuar që prej fillimit nismën e qeverisë për të zbatuar një amnisti fiskale.

Por, pavarësisht kësaj kryeministri Rama e ka çuar përpara zotimin e tij duke sfiduar hapur zërat kritikët, edhe nën argumentin se për këtë çështje ka folur opinioni publik përmes Këshillimit Kombëtar, ku shqiptarët janë pyetur edhe nëse janë pro amnistisë. (foto temp share.)

“Sinkron Rama kongres”

Edhe në misionin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, institucioni financiar ritheksoi qëndrimin e tij kundër amnistisë fiskale, nisur nga rreziqet që mund të lidhen me pastrimin e parave.

E në fakt, Shqipëria vijon ende të mbetet në listën gri të MoneyVal për pastrimin e parave edhe në raportin e marsit të këtij viti, si pjesë e shteteve me monitorim të shtuar për rrezikun e lartë të pastrimit të parave.

Listë nga e cila kishte dalë në vitin 2015, për t’u futur sërish në shkurt të vitit 2020 për shkak të hapave prapa të bëra në këtë drejti.

 

 

 

 

 

Top Channel