Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan , po heton prokuroria, mesa duket për Fatos Bicin, ish punonjësin e Morgut Elbasan këto nuk tregojnë asgjë, ai rishikon në ish-vendin e tij të punës.

Emisioni Fiks Fare para 1 muaji transmetoi rastin e Morgut të Elbasanit, ku punonjësi i morgut kërkonte para për të larë trupin e të ndjerit dhe merrte përsipër çdo gjë tjetër kundrejt pagesës. Menjëherë pas transmetimit të këtij investigimi reaguan Drejtoria e Spitalit dhe Drejtoria Vendore e Policisë, por sërish ish punonjësi i morgut shkon në ish vendin e tij të punës.

Fiksi solli pamje të z.Fatos në ambientet e morgut të spitalit Elbasan videot që dërguan qytetarët tregonin qartë për prezencën e tij në institucion me uniformë pune.

Fiksi solli video të ardhjes së ambulancës me trupin e një 14 vjeçari për të hyrë në morg dhe për t’u bërë gjithë procedurat ligjore për shkak të mënyrës dhe shkaqeve të vdekjes së tij.

Por përveç tyre në këto filmime dallohet qartë ish punonjësi Fatos Bici në ambientet e morgut dhe me uniformën e punës, uniformë e cila gjendet vetëm në ambiente të morgut.

I cili në momentin që kupton se po xhirohet gjuan me gurë qytetarët që po i xhiron, duke thyer kështu dritaren e spitalit.
Pas këtyre fakteve emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje pranë Spitalit Rajonal Elbasan , për të kuptuar sesi ky punonjës vazhdon të jetë në punë edhe pas zgjidhjes së kontratës .

Drejtoria e Spitalit Rajonal Elbasan në përgjigjen zyrtare thotë se me këtë punonjës është zgjidhur kontrata e punës dhe se pas kësaj date nuk është kërkuar më në ambientet e spitalit.

Prezencën e tij në spital institucioni e justifikon me mungesën e personelit në oraret kur ai ka hyrë.
Ndërkohë nga informacionet që fiksi disponon, aktualisht në këtë pozicion pune nuk është emëruar apo komanduar askush tjetër, kështu vendi i punonjësit të morgut është bosh prej 1 muaj.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA