Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në SPAK
12/10/2026 14:31
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen Balluku.
Ndërkohë Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe disa ditë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.
Top Channel