Tërmet në Afganistan/ Mbi 1.000 të vdekur nga lëkundja me magnitudë 5.9 rihter

22/06/2022 08:44

Afganistani lindor u godit në orët e para të mëngjesit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.

Mbi 1.000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1.5000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bakhtar, tërmeti me thellësi 10 kilometra, kishte epiqendrën në jugperëndim të qytetit të Khost, afër kufirit me Pakistanin.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad.

Shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara tregojnë fuqinë shkatërrimtare që tërmeti pati, ku shkaktoi viktima në rrethet Barmal, Zirok, Nika dhe Giyantëprovincës Paktika.

Zyrtarët talebanë u kanë kërkuar menjëherë ekipeve të shpëtimit të shkojnë në zonat e prekura në lindje të vendit, me frikën se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Në terren kanë mbërritur dhe ekipet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Afganistani, i ndodhur në një zonë tektonikisht aktive, goditet shpesh nga tërmet shkatërrimtarë dhe vdekjeprurës.

Dëmet janë të mëdha, për shkak të infrastrukturës të dobët, ku në zonat rurale shtëpitë janë të vjetra ose të ndërtuara keq.

Konflikti i gjatë në shtetin që tani udhëhiqet nga talebanët, ka bërë të pamundur që Afganistani të përmirësojë mbrojtjen ndaj tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA