Zyrtarët e New York shkatërruan rreth 100 motoçikleta per rruge sportive ose rurale të sekuestruara nga rrugët e qytetit, ku konsiderohen ilegale e të rrezikshme.
Kryebashkiaku Eric Adams tha se është i vendosur te largojë “mjetet kërcënuese” nga rrugët e qytetit duke sinjalizuar bulldozerin me flamur për të shtypur 92 mjetet për rrugë rurale, me dy ose katër rrota.
“Policia e qytetit ka punuar për të hequr qafe këto mjete të zhurmshme, kërcënuese e të rrezikshme nga rrugët tona”, tha ai.
“Siç mund ta shihni nga numri i mjeteve që po shkatërrojmë sot ne po mbajmë premtimin”, tha kryebashkiaku duke shtuar se prej fillimit të vitit 900 mjete motorike të jashtëligjshme janë larguar nga rrugët.
“Ato do të kthehen në metal skrap dhe do të riciklohen”, tha Adams, teksa bulldozeri shtypte motocikletat duke i kaluar disa here siper per t’i sheshuar sa me shume.
Top Channel