Georgina Rodrigues dhe partneri i saj Cristiano Ronaldo para disa muajsh janë bërë sërish prindër, duke zgjeruar familjen e tyre.

Ata ishin shumë të lumtur që në jetë do të vinin dy fëmijë, vajzë dhe djalë.

Gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet, pasi çifti njoftoi më 18 prill të këtij viti se gjatë lindjes kishte arritur të mbijetonte vetëm vajza.

Një postim i cili solli shumë reagime ngushëlluese për familjen e futbollistit portugez.

Që pas kësaj ngjarjeje ata kanë treguar se forcën e kanë gjetur tek familja dhe tek vajza që arriti të mbijetojë.

Së fundmi Rodrigues ka publikuar në Instastory një foto të qiellit së bashku me dy emoji, një ëngjëll dhe zemër duke ia dedikuar djalit të tyre.

Rodriguez dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2017, ata kanë dy vajza Alana Martina, 4 vjeç dhe vajza e porsalindur.

Ylli i futbollit është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 vjeçarë, Eva dhe Mateo .

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA