I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, ishte deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit politike, pasi nesër Shqipëria pritet të marrë pjesë në mbledhjen e KE-së, në kuadër të integrimit europian, ku do të jenë edhe liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Bylykbashi u shpreh se integrimi europian në qeverinë shqiptare po trajtohet si një humori momentit apo si një twitter radhës i kryeministrit. Demokrati tha se interes te gjithë popullit në këtë rast po varen nga interes te një personi të vetëm, pra të kryeministrit dhe se evropianët po e shohin se Shqipëria nuk ka një qëndrueshmëri në mënyrën se si i qas prioritetet e saj strategjike.
Kjo përbën një këmbanë alarmi sipas Bylykbashit
Bylykbashi: Integrimi europian i shqiptarëve është prioritet strategjik, interes kombëtar që kanë shqiptarët, pra nuk I ka politika. Siç ishte çështja e anëtarësimit në NATO, është aspekti I sigurisë së jetës demokratike. Pra, e duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Në këtë aspekt nuk mund të jetë kurrë integrimi Europian një histori humori i momentit të fundit apo i një Twitteri të radhës së Kryeministrit. Është qëllim. Çdo qeveri e ka si detyrë shpie për çdo ministri për të gjitha detyrat e lëna.
Interesat e popullit nuk varen nga humori I një personi të vetëm. Kjo tregon se si ka rënë tashmë e gjithë struktura e mënyrës së qeverisjes. Në një çështje të tillë angazhohen të gjitha resurset politike e institucionale. Ka një këshill të posaçëm të miratuar me ligj në lidhje me këtë ngjarje. Këtë e lexojnë edhe evropianët. Ata e shohin se Shqipëria nuk ka një qëndrueshmëri në mënyrën se si i qas prioritetet e saj strategjike. Kjo është një këmbanë alarmi për shqiptarët që duhet të reagojnë
Qasja e Ramës është praktikisht kundër interes kombëtar, është goditje thelbësore tek interesi kombëtar. Ai duhet të bëje detyra e të, duhet të zbarojë angazhimet në marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe më pas BE-ja të merr për bazë. Nuk është çështje që ne mund të bëjmë karshillëqe, nëse ky është interesi jonë, ne bëjmë detyrën.
Top Channel