Dhoma e Avokatisë në Korçë vijon bojkotin e seancave gjyqësore edhe për këtë javë

20/06/2022 09:29

Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur vazhdimin e bojkotit të seancave gjyqësore edhe për këtë javë, duke kërkuar ndryshimin e hartës së re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proceseve penale,civile,administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave.

Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim.

Në të 3 gjykatat e Korçës,Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata Administrative çdo ditë zhvillohen nga 50 deri në 60 senaca gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA