E kishin kthyer lokalin në ambient për lojërat e fatit, shpallen në kërkim administratorët në Lezhë

18/06/2022 13:44

Dy persona janë shpallur në kërkim në lagjen Besëlidhja të Lezhës, pasi kishin organizuar në lokalin që drejtonin, lojërat e fatit  me pajisje kompjuterike që furnizoheshin nga lidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Shtetasit me iniciale R. D., 29 vjeç dhe A. N., 33 vjeç kishin vijuar aktivitetin e tyre në ambientin e përshtatur për lojërat e fatit dhe lotarive të palejuara.

Gjatë operacionit policor të koduar “Game over”, u gjetën dhe sekuestruan 8 kompjutera, tavolina pokeri dhe çipsa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Top Channel