Disa të lumtur e disa të trishtuar/ Bota në një ditë mes lindjes dhe perëndimit (Foto)

18/06/2022 17:21

Në të njëjtin moment në vende të ndryshme të botës njerëzit përjetojnë situata të ndryshme. Lufta në Ukrainë është tema kryesore në botë, por mbrapa nuk mbeten as njerëzit që kërkojnë të drejtat e tyre.

Në foto shohim momente të ndryshme të cilat krijojnë larmishmëri ndjenjash duke nisur nga pikëllimi, adrenalina, lumturia dhe shpresa për të ardhmen.

Vetëm me disa pamje dallohet se sa të ndryshëm jemi  brenda një dite, ku disa shpresojnë e disa heshtin.

Shumë fytyra të lumtura shihen në disa qytete të botës, por e kundërta ndodh me të tjerë ku pikëllimi nuk mund të fshihet.

Tashmë dikush pretendon për një jetë më të mirë dhe për këtë gjë duhet të ngrenë zërin.

Po sa e thjesht është kjo, kur pjesa tjetër flet vetëm për luftën në Ukrainë dhe viktimat e shkaktuara.

Është e dhimbshme se si shumë fëmijë kanë braktisur gjithçka duke përfshirë lodrat, parqet, shkollat dhe librat.

Në disa vende ka luftëra e në disa të tjera ka varfëri, të cilat rëndojnë thellë në shpirtin e njerëzve.

Pavarësisht situatave vazhdimisht po bëhet thirrje për paqe dhe qetësi për një jetë më të mirë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel