
Kryeministri britanik Boris Johnson ndodhet sot në Kiev, në vizitën e dytë të pa lajmëruar në Ukrainë, që prej nisjes së luftës.
Vizita e parë, që po ashtu ishte surprizë për të gjithë ishte në muajin prill.
Sipas agjendës, kryeministri i Britanisë së Madhe do të mbante sot një konferencë me një grup deputetësh konservatorë në Doncaster, por e anuloi vizitën për të udhëtuar drejt Kievit.
Boris Johnson sapo ka postuar në një foto me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy në Twitter, ndërsa shkruan: “President Volodymyr, është mirë të jesh përsëri në Kiev”!
Sipas zyrës së shtypit të Zelenskyt, mes presidentit ukrainas dhe kryeminstrit britanik u diskutua për furnizimet me armatime për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës në përballjen me forcat ruse. Të dy liderët folën gjithashtu për sistemet e mbrojtjes ajrore, mbështetjen ekonomike për Ukrainën dhe sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë, shkruan Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Top Channel