Bie në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte me autokombajnë, transportohet në spital 22-vjeçari
16/06/2022 14:24
Një 22-vjeçar në fshatin Pashalli, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte me autokombajnë dhe është transportuar menjëherë në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, në fshatin Pashalli, shtetasi B. D., 22 vjeç, banues në Konesbaltë, duke punuar me autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
22-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel