Të bllokuar dhe pa furnizime ushqimore prej dy javësh/ Civilët në pritje për një korridor evakuimi në Severodonetsk

15/06/2022 17:48

Më shumë se 500 civilë kanë mbetur të bllokuar në fabrikën Kimike Azot në qytetin e bllokuar të Severodonetsk.

Prej më shumë se dy javësh, sipas CNN ukrainasit kanë mbetur pa furnizime me elementët ushqimor.

“Ka rezerva ushqimore, por ato nuk janë rifurnizuar për dy javë. Kështu që stoqet nuk do të zgjasin shumë. Nëse ka një korridor humanitar , besoj se njerëzit janë gati të largohen nga Azot”, tha Roman Vlasenko, kreu i administratës ushtarake të zonës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të hapte një korridor evakuimi nga uzina për civilët duke filluar nga e mërkura, por vetëm në territorin e kontrolluar nga Rusia në veri.

Sulmet intensive po ndodhin prej disa javësh në zonën e Severodonetsk, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Shumë civilë kanë mbetur të bllokuar në bodrume apo uzina, ndërsa numri i saktë i viktimave të shkaktuara nga bombardimet nuk dihet.

Top Channel