Olsa Muhameti zbulon tre emra nga “Kepi i Tundimeve”, kush është nga “Përputhen” (Fotot)

15/06/2022 21:55

Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga emisioni i saj i ri që pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e Top Channel, “Kepi i Tundimeve”.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Olsa tha se do të ketë personazhe nga “Përputhen”, dhe mes tyre është Fation Kuqari, ndërsa për Atheun tha se nuk ka dijeni. Olsa tha se dy nga 10 personazhet janë edhe Gabrieli dhe Erjola e “She’s on Top”.

Atdheu nuk e di nëse është. Ka rikthime nga Përputhen, nuk rikthyem, shumë për t’i ndarë produksionet. Janë 7 personazhe tërësisht të ri. Ky është Gabrieli, është i huaj. Është dhe Erjola. Dhe i treti është Fationi që vjen nga “Përputhen”. Janë 10 të rinj single. Ky mendoj është më i vështiri nga ato që kam bërë. Xhirimet vazhdojnë”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti dhe që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon. Çmimi në fund është individual, pasi siç thotë Olsa, qëllimi i programit nuk është për të bërë çifte, është argëtim. Në fund, çmimin e fiton ai që nuk është tunduar, ai merr 20 mijë euro.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA