Për herë të parë pas nisjes së bojkotit disa ditor të avokatëve kundër hartës së re gjyqësore, drejtuesja e KLGJ Naureda Llagami dha arsyet që çuan në shkrirjen e 18  gjykatave në vend.

Vakancat për shkak të vettingut ishin shkaku kryesor.

Llagami: Parashikimi  ligjor është një ligji me 3/5 , qe  thotë se madhësia e një gjykatë duhet të jetë jo më pak se 7 gjyqtar. Kushti ishte situata që gjeti grupi i punës kur nisi punën për hartën e re gjyqësore kur një pjese e gjykatave nuk kapnin kriterin ligjor. Ajo që kërkojmë ne sot është të kemi gjykatë eficente përkundrejt shërbimeve që na ofrohet, ne sot për shkak të vettingut mund ta kemi gjykatën pesë minuta larg shtëpisë, por nuk marrim shërbimin.

Por, opozita dha disa shembuj të mos-eficences së hartës së re gjyqësore.

Sajmir Korreshi: Ta mendojnë mirë kur të martohen por një zgjidhje martesë në Lushnjë do 30 ditë, dhe në gjykatën e Tiranes do 2 vjet .

Por, ky nuk ishte shembulli i vetëm që demokratët i dhanë drejtueses së KLGJ,  Oerd Bylykbashi  mungesës së aksesit në drejtësi i bashkëngjiti edhe rritjen e kostove dhe rrezikun për vetëgjyqësi.

Oerd Bylykbashki: Ndërmjetësimin tani e bën krimi.

I pakënaqur me raportimin e drejtueses së KLGJ u shfaq edhe socialisti Fatmir Xhafaj.

Xhafaj: Duhet të dimë se cila është shpejtësia shërbime ne drjetësi ,aksesi llogaridhënia transparenca se këto duan qytetaret se ky është thelb i reformës jo thjesht të paraqesim statistika.

Top Channel