Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania) , u gjet e vdekur .
Martina Patti, nëna e 5-vjeçares së vrarë dhe groposur në Katania ka pranuar krimin para policisë italiane.
23-vjeçarja ka rrëfyer se ishte ajo që vrau vajzën duke mos dhënë detaje për arsyen apo mënyrën se si kreu krimin.
Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, sipas Tgcom. Nëna e vogëlushes ka rrëfyer se ku ishte trupi I fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.
Çifti nuk ishte së bashku për disa kohë
Babai dhe nëna e fëmijës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. 24-vjeçari u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më pas u shpall i pafajshëm. Ai ka disa precedentë për trafik droge. Pas lajmit, i dëshpëruar, ai ka shkuar me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.
Historia e rrëmbimit
Në fillim gruaja tregoi për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Pas një nate pyetjesh të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm epilogu me gruan mes t qarash që i çoi hetuesit në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës së saj, një tokë e lirë, në via Turati, në Mascalucia, në provincën e Katanias.
Prokurori Zuccaro: “Deklarata rrëfimtare”
Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit konstatuan mospërputhje të dëshmive.
“Rindërtimi i rrëfimit të nënës”
Historia e rrëmbimit të 5-vjeçares ishte jo shumë e besueshme që në fazat e hershme të hetimit, sqaron prokurori. Në fakt, menjëherë para hetuesve u shfaqën disa “anomali”: Asnjë dëshmitar përveç saj; asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas sulmit , vetëm pas ngjarjes ajo shkoi me familjen në polici. Anomali të cilat bënë që karabinierët dhe prokurorët të ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjente kufomën e vajzës së saj.
Top Channel