Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Malësinë e Madhe nën akuzë për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se pas dyshimeve se i riu lëvizte me armë me vete, e ka ndjekur teksa udhëtonte me motor. Pasi ka parë efektivët, shtetasi me iniciale A.Rr. ka lënë mjetin në rrugën Gruemirë-Linaj dhe është larguar drejt një zone në pyllëzuar në fshatin Kerraj.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarr

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA