Opozita kundër hartës së gjyqësorit/ Deputetët demokratë kërkojnë shpjegime edhe nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

13/06/2022 15:11

Opozita ngriti alarmin në Kuvend për hartën e re gjyqësore. Tetë anëtarë demokrat të Komisonit të Ligjeve kërkojnë sqarime nga organet e drejtësisë  duke nisur nga  Këshilli i Lartë Gjyqësor, që i dha dritën jeshile shkrirjes së 18 gjykatave, e duke vijuar me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtesisë, si edhe  Dhomën Kombëtare te Avokatisë, e cila  ka bërë  thirrje për bojkot të proceseve gjyqësore.

Si arsye e kërkesës për seancë  dëgjimore me institucionet  e drejtësisë deputetet e opozitës dhanë mesazhet e marra nga qytetarët për impaktin që ka ky vendim në aksesin e tyre në drejtësi.

“Veçanërisht shqetësuese mbetet situata për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e çështjeve të tyre”, thanë deputetet e Opozitës.

Nga selia blu Sali  Berisha  kërkoi  anulimin e hartës së re gjyqësore.

“PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e menjëhershëm”, tha Sali Berisha.

 

Top Channel