“Njerëzit luten për bukën e gojës”/ Protesta e pensionistëve në 19 provinca të Iranit

13/06/2022 17:59

Protestuesit brohorasin: “Vdekje Raisit”, “Ndërsa njerëzit lypin për t’ia dalë mbanë, Khamenei jeton si një mbret, “Sot është një ditë zie, pagesat e pensionistëve janë vjedhur nga Mullahët”

Mijëra pensionistë dolën sërish në rrugët e Iranit, të paktën në 19 provinca për të protestuar ndaj kushteve të vështira të jetesës dhe inflacionit të shfrenuar ndërsa brohorisnin parulla kundër qeverisë.

Demonstratat u zhvilluan në Teheran dhe në shumë qytete si Ahvaz, Mashhad, Bandar Abbas, Kermanshah, Boroujerd, Isfahan, Zanjan, Sari, Ardabil, Hamedan, Rasht, Tabriz, Semnan, Sanandaj, Ilam, Shushtar, Karaj, Naqadeh, Shousha, Khorramabad dhe Shiraz. Pensionistët protestuan kundër vendimit të 5 qershorit të regjimit për rritjen e pensioneve me 10%, ndërsa kostot e të jetuarit janë shumëfishuar, duke e quajtur atë plaçkitje dhe vendim mizor.

Pensionistët brohorisnin parulla si: “Vdekje Raisit”, “Qeveria tradhton dhe Mexhlisi (parlamenti) e mbështet atë”, “Ndërsa njerëzit luten për bukën e gojës, Khamenei jeton si një mbret, “Sot është ditë zie, pagesat për pensionistët janë vjedhur nga mullahët”, “Armë, topa dhe tanke, shtypësit duhet të ikin”, “Nuk do të pushojmë derisa të marrim të drejtat tona”, “Ti, gënjeshtari Raisi, çfarë u bë me premtimet e tua ?”, “Gënjeshtar i pandershëm, çfarë ndodhi me premtimet tuaja?”, “Vdekje qeverisë që mashtron njerëz”, “Inflacioni është 100%, rroga jonë 10%,” “Ne do të luftojmë, do të vdesim,por ne nuk e pranojmë poshtërimin” “As varfëri, as papunësi, unitet dhe vigjilencë”, “Ne nuk do të pranojmë poshtërimin”, “Vetëm duke dalë në rrugë ne mund të marrim të drejtat tona”, “As Gaza, as Libani, nuk mendon për pensionistët”, “Nëse qeveria nuk është hajdute, problemi ynë do të zgjidhet”, “Ky ministër është një turp, “Premtimet ishin kaq të bukura, por të gjitha gënjeshtra”, “Tavolinat tona janë bosh, mjaft premtime boshe”, “Qeveri e paaftë! Ne punojmë, ju merrni”, “Ne nuk do të pushojmë derisa të marrim të drejtat tona”.

Në Teheran, forcat represive sulmuan dhe rrahën  pensionistët që kërkojnë të mblidhen. Njerëzit nuk u lejuan të largoheshin nga stacioni i metrosë Baharestan që të çon në parlament. Një numër demonstruesish u arrestuan dhe u dërguan në një vend të panjohur.

Një numër demonstruesish u arrestuan, raporton NCRI. Njësia speciale dhe Forcat e Sigurisë së shtetit në Isfahan rrahën brutalisht pensionistët, duke u përballur me rezistencën e tyre. Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i përshëndeti pensionistët që dolën në rrugë anembanë vendit, duke thënë se represioni dhe arrestimi nuk do t’i ndalte protestuesit. Ajo u bëri të rinjve të mbështesin pensionistët se nuk ka rrugë tjetër veç të ngrihen në protestë kundër regjimit të korruptuar dhe plaçkitës.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA