53  persona kanë rënë në prangat e policisë rrugore të Tiranës vetëm gjatë kësaj jave. Problematike sërish mbetet përdorimi i alkoolit dhe i drogës gjatë drejtimit të mjetit.

Pamjet që shihni janë xhiruar këtë të shtunë ku personi i dehur dhe me shishe alkooli në makinë u ndalua nga policia dhe u prangos.

Gjatë javës polica ka arrestuar 6 persona të dehur në timon. Problematike mbetet edhe përdorimi i drogës ku po ashtu gjatë kësaj jave ka pasur 6 raste.

Dy të rinj njëri në rrugën e Dibrës e tjetri në Bulevardin Bajram, Çurri janë konstatuar nga policia rrugore mbrëmjen e së shtunës nën efektin e drogës. Testimi i tyre është kryer me pajisjen Aquila Scan.  Po ashtu gjatë kësaj jave në pranga kanë rënë 12 persona që drejtonin makinën pa patentë.

 

Top Channel