Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për shuarjen e masës dhe  lirimin nga burgu të ish gjyqtares Enkeleda Hoxha e dënuar me dy vite burg për korrupsion.

Togat e zeza kanë rrezuar kërkesën e mbrojtjes me argumentin se nuk nuk kishte përmbushur afatin e burgut.

Ditën e sotme ish gjyqtarja e Krujës i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme për shurajen e masës dhe lirimin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin

Më 11 shkurt të këtij viti, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Njoftimi: 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Top Channel