Cilat janë momentet kyçe në karrierën e Besa Kokëdhimës, intervista ndryshe e këngëtares në “A live night”

11/06/2022 22:44

Disa janë momentet më kyçe të karrierës së Besa Kokëdhimës, e cila i ka rrëfyer në “A live night” këtë të shtunë.

Top Fest 8, viti 2013 dhe kënga e saj “Amelia” janë disa prej momente kyçe të karrierës së këngëtares shqiptare.

“Momentet më të rëndësishme në karrierën time është patjetër Top Fest 8, ka qenë një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe mendoj për rrugëtimin tim artistik, mendoj edhe viti 2013 gjithashtu, mendoj Amelia në Rumani, edhe pse suksesin e kam marrë së fundmi të kësaj kënge. Kur e kam publikuar se kam ditur që do të bëhej kaq virale. Pasi të ishte krijuar një platformë që atëherë nuk ekzistonte”, u shpreh Besa.

Besa Kokëdhima ka qenë pjesë e disa prej edicioneve të Top Fest duke përfaqësuar veten në mënyrë dinjitoze më këngë shumë të arrira që edhe pas shumë vitesh dëgjohen ende.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel