Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Britney Spears është martuar dje më në fund me asistentin personal Sam Asghari në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Angeles, teksa ‘pop-star-ja’ nuk zhgënjeu kur ishte fjala për të sjellë momente ‘për t’u mbajtur mend’.
Ajo doli fillimisht me fustanin klasik të bardhë Versace me vellon e dasmës teksa më tej vijonte në rrugën klasike të slitit ‘Britney’ me veshje më festive.
Këngëtarja e hiteve “I dos” e “Toxic” zgjodhi dhe dy fustane të tjera gjithashtu Versace, teksa dizenjatoren Donatella duket se e kishte mes të ftuarve, si mikeshe e vjeter.
Në festën e vogël të Britney nga emrat më të njohur ishin gjithashtu Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore e Selena Gomez.
Revista Vogue, shkruante se nusja më pas u ndërrua në një kostum me dy ngjyra dhe në fund kishte lënë minifundin e kuq për mbylljen e festimeve.
Spears e Asghari janë njohur në tetor 2016 në setin e videos së këngës së saj “Slumber Party” dhe njoftuan se ishin një çift në 2017.
Por më herët teksa çifti përgatiteshin për ceremoninë ish-bashkëshorti i Britney, Jason Alexander hyri me forcë në ndërtesë duke shkaktuar kaos e panik që u shua vetëm pas ardhjes së forcave të rendit.
Më vona ata realizuan ceremoninë e martesës para një grupi relativisht të vogël të mbushur me yje të ekranit si Paris Hilton e Drew Barrymore – por çuditërisht pa familjarët e saj dhe as dy bijtë.
Top Channel