Politikanët gjatë “paradës” në Kuvend ishin përshtatur deri në detaje me ngjyrat verore, pavarësisht motit jo favorizues të ditës së sotme.

Stina e verës ka sjellë ngjyra të hapura, kryesisht tek gratë politikane.

Në sy ra veshja e Monika Kryemadhit, e cila ishte kombinuar me shumë ngjyra dominuese. Ajo kishte zgjedhur një këmishë ngjyrë rozë të hapur me lule shumëngjyrëshe. Pantallonat ishin të gjera me ngjyrë të kuqe, të plotësuara me një çantë dhe syze.

Disa të tjera kishin preferuar të vishnin fustane të shoqëruara me xhaketa serioze, pa shumë detaje.

E kundërta kishte ndodhur me politikanët, të cilët kishin zgjedhur ngjyra të errëta duke u përshtatur me motin. Pjesa më e madhe e tyre kishin veshur këmishë, pantallona dhe xhaketë me ngjyrë blu të errët.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA