Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa po lahej në lumin e fshatit Skuraj të Kurbinit këtë të hënë.

Durim Murrani, banues në Burrel ka hyrë për t’u larë në lumë, i shoqëruar nga familjarët e tij.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në morgun e  spitalit, për të përcaktuar shkakun e ndërrimit të jetës.

Sipas policisë, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel