Papa Françesku bëri sërish thirrje të dielën për “negociata të vërteta” në Ukrainë, gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Është koha për bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme“, tha Ati i shenjtë .
“Njëqind ditë pas fillimit të agresionit të armatosur kundër Ukrainës, makthi i luftës, që është mohimi i ëndrrës së Zotit, i ka rënë sërish njerëzimit: popuj në konflikt me njëri-tjetrin, njerëz që vrasin njëri-tjetrin, njerëz që dëbohen nga shtëpitë e tyre në vend që të afrohen.
Po ju drejtohem edhe njëherë liderëve: mos e çoni njerëzimin në rrënim. kini respekt për jetën njerëzore dhe ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave në lindje të Ukrainës”, tha Papa.
Papa i ma herët ka shprehur dëshirën të vizitojë Ukrainën dhe madje do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.
Papa bëri një apel të mërkurën gjithashtu për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.
Top Channel