lda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë.

Së fundmi moderatorja bukuroshe ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram dhe ka zbuluar për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo zgjodhi që ta konfirmonte shtatzëninë e përfolur prej muajsh nëpër media përmes një fotoje mjaft të bukur. Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën. Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.

Moderatorja para disa muajsh teksa drejtonte edhe një emision me tematikë me fëmijë dhe mama, e pyetur nëse do ta shihnim nënë së shpejti, përgjigja e saj na tregoi se nuk ishte në planet e afërta të prezantueses, por në momentin e duhur, megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi që jeta mund t’ja sjellë si surprizë.

Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta.

Dhe mesa duket surpriza e bukur ka ndodhur!/ Top Albania Radio

FOTO GALERI
2/10

Top Channel