Shakira u shfaq në Festivalin e Kanës e veshur me një fustan të zi, i ngjashëm me atë të Princesh Dinaës, por ajo nuk ishte e shoqëruar nga Pique. Mungesa e futbollistit të Barcelonës tërhoqi shumë vëmendjen, por askush se mendonte që gjërat mund të kishin përfunduar mes çiftit.
Marca raporton se të gjitha shenjat kanë qenë aty, por askush nuk e ka vënë re, se Shakira po jepte të gjitha sinjalet e ndarjes në “Festivalin e Filmit në Kanë 2022”, e veshur me fustanin e zi mahnitës.
Njëkohësisht ka treguar se emisioni “Mamarazzis” në Youtube i drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez ka treguar se çifti ka qenë i ndarë për tre muajsh.
Deri më tani janë hedhur dyshime për një tradhti të mundshme, ndërsa asnjëra nga palët nuk kanë reaguar në lidhje me këto pretendime.
Ndjekësit kanë parë që fustani është afërsisht i njëjti dizajn me atë që Princesh Diana kishte veshur në mbrëmjen gala të organizuar nga “Vanity Fair”, pasi kishte marrë vesh tradhtinë e bashkëshortit të saj.
Kjo tradhti e Princ Charle me Camila Parker-Bowles në vitin 1994 është arsyeja që ai fustan është quajtur “fustani i hakmarrje” .
Top Channel