Berisha braktis votimin për presidentin: Kandidimi i Begajt, shkelje flagrante! Meta shkeli Kushtetutën

04/06/2022 18:22

Ndonëse nuk dha një vlerësim për kandidaturën e Bajram Begajt, Berisha foli për shkelje të rëndë të kushtetutës me kandidimin e tij. Gjithashtu Berisha u rreshtua edhe kundër presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta, i cili sipas tij, firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begajt, jashtë territorit të republikës.

“Sot, në parlament po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit, një akt anti-kushtetues, votohet në shkelje flagrante të ë për president republike njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të kushtetutës sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në organe të tjera përveç ushtrisë.

Pretendimi se dha dorëheqjen ka zero vlerë sepse për ushtarakun jo dorëheqja por miratimi dhe lirimi nga detyra është rruga që e çliron nga obligimet ushtarake. Dorëheqja është e pavlerë.

Unë po flas fillimin. Z.Meta I është dërguar ç’dekretimi i kandidatit. Ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye veç se si kandidat për president.
Në historinë e botës së lirë, ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në atë të presidenti, kjo mund të ndodhë vetëm në Junta, në puce e grushte shteti. Kjo procedurë, është shumë e rrezikshme për vendin, sepse I hap shteg që cdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent.” 

Duhet të jepte dorëheqjen kohë më parë? Pse u prit në Pentagon kur është i korruptuar?

A nuk u prit Tahiri në Shtëpinë e Bardhë? Këto nuk janë argument. Saja u ul ballëpërballë. Burime të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plackitjes së bazave në gjirin e Palit e Sarandë. SKAPI i partisë tha se nuk ka hetim për z.Begaj. Nuk guxon të nisë hetime. Dhe peshkon ca peshq të vegjël. Më duhet të pranoj këtu se me akuzat për pronat e ushtrisë jam njohur dje dhe sot dhe nuk kam informacion.

Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet.  Nuk jam për të bërë vlerësime, kam kushtetutën përpara, po shkelmohet kushtetuta në mënyrën më flagrante. 

 

Top Channel